Një gotë verë e kuqe ndihmon për kujtesën

Vera e kuqe duket se ka kapacitete që mbajnë larg alzhaimerin, pasi ka një veti neutron mbrojtëse.

Ky fakt del nga një studim i Georgetown University gjatë të cilit u nënshtruan disa pacient të cilët kishin shenjat e para të harresës, studim i cili zgjati afro 1 vit.
Ndër studimet e fundit lidhur me vetitë e verës kanë qenë ato kundër plakjes, kundër diabetit, kancerit dhe obezitetit.

“Shumica e studimit u bazua te kafshët me doza që e kalojnë më shumë se një gotë verë. Nga këtu lindi edhe ideja për të vlerësuar efektin e verës, gjithsesi për verifikimin e saktë të saj mbi kujtesën na duhet edhe pak kohë”, shpreh studiuesi Scott Turner./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button