Reagon LSDM: Gruevski në Bukuresht pranoi propozim edhe më të keq

Nga LSDM-ja reaguan ndaj deklaratës së kryeministrit Nikolla Gruevski i cili akuzonte liderin e LSDM-së Branko Cërvenkovskin, pasi që, siç deklaroi Gruevski, në vitin 2005 ai ka pranuar një zgjidhje për emrin e cila cenonte identitetin  maqedonas. 

“Apelojmë deri te kryeministri që të mos vazhdojë ta instrumentalizojë dhe ta keqpërdorë kontestin me emrin për qëllime politike”, thonë nga LSDM-ja.

“Ja faktet: Propozimi i Methew Niemitz në vitin 2005 ishte shumë më i mirë nga propozimi të cilin Nikolla Gruevski e pranoi para Samitit të NATO-s në Bukuresht (Republika e Maqedonisë-Shkupi). Me propozimin e vitit 2005 të ndërmjetësuesit Niemitz garantohej ruajtja e identitetit maqedonas, gjuhës dhe kulturës dhe prandaj u refuzua nga ana e Greqisë, e cila e akuzoi Niemitz se po anon nga ana e Maqedonisë”, thuhet më tutje në reagimin e LSDM-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button