Spanja lutet të mos fitojë në Eurovizion

Spanja mund të hyjë në histori si shteti i parë pjesëmarrës në Eurovision që bën tifozeri kundër këngëtares së saj. 

Në bazë të traditës së festivalit që bashkon këngët më të mira të festivalave kombëtare të çdo shteti europian, vendi fitues shpërblehet me organizimin e edicionit të ardhshëm të Eurovisionit.

Pastora Soler, e cila merr pjesë në këtë edicion me këngën “Quetade con migo” (Qëndro me Mua), pranoi se ndihet e stresuar nga ideja që mund të shpallet fituese, pas vlerësimeve pozitive që ka marrë në raundin e parë.

Sipas saj, nëse do të fitojë, Spanjës do t’i duhet të shpenzojë shumë për përgatitjen e ceremonisë të edicionit të ardhshëm dhe ajo pranoi se ndihet keq nga ideja që kënga e saj mund t’u kushtojë me dhjetëra milionë euro taksapaguesve spanjollë, në një kohë kur një në katër persona nuk ka punë dhe siguron me vështirësi bukën e përditshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button