Fondi zbulon, stomatologët keqpërdorin pacientët

Stomatologët nëpër ambulanta në mënyrë fiktive kanë mbledhur pacientë dhe në emër të tyre kanë marrë të holla shtesë nga  fondi për shëndetësi, zbuloi fondi shëndetësor gjatë një kontrolli.

Në ueb faqen e fondit qytetarët kanë vërejtur se emri i tyre paraqitet te lista e një mjeku tjetër, e jo te ai shërbimet e të cilit i shfrytëzojnë ata. 

Për vetëm dhjetë ditë nga hapja e ueb faqes, 57 të siguruar kanë parashtruar kallëzim penal deri tek fondi duke u ankuar se emrat e tyre paraqiten te listat e stomatologëve tjerë. Prandaj, fondi tani do të bëjë kontrollime shtesë dhe njëkohësisht paralajmëron dënime të ashpra për stomatologët.

Për ata stomatologë të cilët do të kapen dhe për të cilët do të dëshmohet se kanë bërë falsifikime me pacientë, me ligj parashikohet dënim me burg prej 3 viteve. 
Nga fondi lajmërojnë se nga të paditurit ka stomatologë nga gjithë vendi./Portalb    

Lajme të ngjashme

Back to top button