Austri, qeveria e re e dha betimin

Qeveria e re austriake, e përbërë prej Partisë Popullore (OVP) dhe Partisë e Lirisë (FPO) dhe e kryesuar nga kancelari Sebastian Kurc e dha betimin para presidentit austriak, Aleksandar van der Belen.

Siç njoftoi paraprakisht MIA, para betimit Vjena u paralizua prej protestave për shkak të qeverisë së re.

Protestuesit brohorisnin parulla kundër FPO në qeverinë e re dhe paralajmërojnë se me këtë “kthehet fashizmi” në Austri. Një pjesë e tyre deklaruan se nëse kundër qeverisë do të luftojnë edhe në rrugë, me greva derisa e njëjta nuk rrëzohet.

Për shkak të protestave në Vjenë janë rritur masat e sigurisë.

Në Qeverinë e re austriake, OVP përfaqësohet nga Kurc si kancelar, me ministrin e Financave Hirtvig Leger, të Ekonomisë Margaret Shrambek, të Arsimit Hajnc Fasaman, të Grave dhe Familjes Xhulian Bogner – Shtraus, të Bujqësisë dhe Ekologjisë, Elizabet Kestinger, të BE-së, mediave, artit dhe kulturës, Geront Blimel, si dhe me sekretarin e shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Karolin Edshtadler.

Nga FPO zëvendëskancelar dhe ministër i Administratës Shtetërore dhe Sport është Hajns – Kristian Shtrahe, i Punëve të Brendshme Herbert Kikël, i Mbrojtjes Mario Kunasek, i Infrastrukturës dhe Komunikacionit Norbert Hofer, i Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë Beata Hartinger, të Punëve të Jashtme Karin Knajsel, ndërsa sekretar shtetëror i Financave do të jetë Hubert Fuks.

Kurc (31), është kancelari më i ri i Austrisë deri më tani dhe për momentin shefi më i ri aktual i një qeverie në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button