Gjatë fundjavës moti jostabil me reshje intenzive shiu dhe bubullima

Instituti i hidrometeorologjisë për këtë fundjavë paralajmëron mot me reshje shiu dhe me bubullima. Në më shumë vende do të ketë reshje më intensive shiu, erë të fuqishme, si dhe mundësi për breshër.  Pritet që të ketë reshje shiu për rreth 30 litra/m2.

Ky mot do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, përveç ditës së enjte dhe të premte ku temperaturat do të arrijnë deri m 26 gradë Celsius, ndërsa më tutje parashikohet që të vazhdojë moti me shi. 

Nga instituti rekomandojnë që në rast të zbrazjeve elektrike qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe të mos q1ëndrojnë në vende të hapura, si dhe nën drunjë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button