Së shpejti nis Festivali i filmit në Tetovë

Nga 12 deri më 16 qershor në Tetovë do të mbahet International Film Festival-ODA. 

Qëllimi i këtij festivali është afrimi i të gjithë artistëve të filmit ,dhe dashamirësve te artit me qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, shkëmbim të ideve, prezantim të veprave kulturore para publikut. 

“Tetovës si qytet me dy universitete i mungon një kinema e mirëfilltë, dedikuar për gjithë publikun, andaj besojmë se ky lloj aktiviteti do të kontribuojë në promovimin e këtij zhanri, e cila promovon vlera të përbashkëta” thonë nga ekipi organizativ i Festivalit.

Në kuadër të këtij festivali njëjavor planifikohen të shfaqen shuma filma nga artist të njohur të shtetit por edhe nga jashtë. Gjithashtu si pjesë mjaft e rëndësishme e këtij festivali do të jetë pjesëmarrja e regjisorëve , aktorëve, producentëve të njohur.

Festivali Tetova International Film Festival-ODA ,së pari, ofron një forum të përshtatshëm për studentët, akademikët e filmit, produksionet e filmit, për t’i prezantuar punimet e tyre para publikut, regjisorëve, producentëve, shkrimtarëve dhe aktorëve të njohur dhe njëkohësisht krijon një lidhje në zinxhirin e krijimit artistik, interaktivitet me publikun dhe reagimin nga ai.

Për orarin e shfaqjeve dhe më shumë informata vizitoni: ODA Production. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button