fbpx

Bogov: Viti 2017 do të jetë një prej viteve më të dobëta ekonomikisht, rritja rreth 0,5 për qind

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë mbetet në projeksionin e vet për rritje të ekonomisë për këtë vit prej 0,5 për qind. Sipas guvernatorit Dimitar Bogov, viti 2017 është një prej viteve më të dobëta në aspektin e rritjes ekonomike në pesë vitet e fundit, ndërsa projeksioni i BPRM-së për rritje për sivjet mbetet rreth 0,5 për qind.

“Mbesim në projeksionin prej 0,5 për qind për vitin 2017. Tremujori i tretë konfirmoi se këtu diku do të jetë rritja për vitin 2017. Do të jemi shumë afër rritjes së duhur, por këtë do ta mësojmë në mars të vitit të ardhshëm kur do t’i kemi të dhënat edhe për tremujorin e katërt të këtij viti”, deklaroi guvernatori i BPRM-së, Dimitar Bogov duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në Punëtorinë për edukim financiar të gazetarëve të titulluar “Lexim dhe interpretim i drejtë i raporteve të Bankës Popullore dhe institucionet e tjera rregullatore”.

Bogov pret që vitin e ardhshëm 2018 të jetë më i mirë në planin ekonomik.

“Por, që të jetë më i mirë, duhet të plotësohen disa kushte dhe ato janë të kemi ambient më stabil politik, të kemi siguri që do të thotë që të përmirësohen investimet, të rritet konsumi personal, por edhe të vazhdojë ajo rrjedhë e investimeve të huaja të drejtpërdrejta që e kemi pasur në periudhën paraprake dhe kush është bartësi i rritjes ekonomike”, tha guvernatori i BPRM-së.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Bogov theksoi se arsyeja bazë për atë që investimet janë negative gjatë këtij viti është krizë e vazhduar politike dhe pasiguri që e ndjejnë investuesit.

“Pikërisht për këtë, edhe kreditimi i sektorit korporativ ngadalësohet nga viti në vit dhe kur bisedojmë me bankat, arsyeja kryesore të cilën e theksojnë është ulur konsumi për kredi konsumatore”, thotë Bogov.

Në lidhje me shkallët e interesit, ai nuk pret që në vitin 2018 të ketë ndryshim nëse nuk ka ndonjë shok vendor, por se në vitin 2019 me siguri kur BQE do të fillojë me shtrëngimin e politikës monetare me siguri edhe Maqedonia do ta ndjekë atë politikë.

“FED amerikan kohë më parë filloi me rritjen e shkallës së interesit, ndërsa BQE paralajmëron se atë proces do ta fillojë nga viti 2019. Pasi jemi të lidhur për euron dhe BQE-në, gjegjësisht politikën e saj monetare për pritke është se politika jonë monetare do ta ndjekë politikën monetare të BQE-së, përveç nëse nuk ndodh ndonjë shok të tregut vendor, gjegjësisht në ambient vendor monetar. Nëse gjithçka është stabile, atëherë për pritje është se edhe shkalla e interesit do të mbahet, ndërsa në vitin 2019 kur BQE-ja do të fillojë me shtrëngimin e politikës monetare, me siguri edhe ne do ta ndjekim atë politikë”, deklaroi Bogov.

Theksoi se bëhen ndryshime ligjore që të mund Banka Popullore e RM-së t’i ndajë të dhënat të cilat i merr për paratë që arrijë përmes transferit të shpejtë të parave, me institucione tjera në vend.

Ai sqaroi se derisa këto të dhëna BPRM-ja i ka marrë për qëllime rregullatore dhe ato të dhëna nuk kanë mundur t’i ndajë me organet tjera shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button