Strumicë, nga sot vihet në përdorim stacioni i filtrimit

Në Strumicë sot është lëshuar në përdorim stacioni filtrues për trajtimin e ujërave të zeza, ku sipas kryeministrit Zoran Zaev i cili mori pjesë në solemnitet, me këtë Strumica, si rajon i prodhimit të hershëm të kulturave kopshtare do të jetë në hartën e prodhimit cilësor dhe të shëndoshë ekologjik të produkteve bujqësore.

Projekti i Stacionit për filtrim është financuar me mjetet e BE-së përmes programit operativ për zhvillim rajonal.

Kryeministri Zaev tha se si Qeveri jemi të përkushtuar në përmirësimin e mjedisit jetësor dhe ndërtimin e stacioneve për filtrim.

“Në gjysmën e parë të vitit 2018 do të lëshohen në përdorin të dy stacionet për filtrim në Radovish dhe Kërçovë, të financuara prej Programit operativ për zhvillim rajonal. Në maj të vitit 2018 do të jetë gati edhe Stacioni për filtrim në Prilep, që financohet prej programit IPA. Përmes Programit 2014-2020 IPA 2 – janë planifikuar edhe dy objekte në Manastir dhe në Tetovë, ndërsa është duke u punuar në përgatitjen e dokumentit për tenderë për Shtipin dhe për Velesin”, tha Zaev.

Shtoi se tendencë e Qeverisë është çdo vendbanim me mbi 10 mijë banorë të ketë stacion për filtrim për trajtimin e ujërave të zeza si dhe zbatimin e teknologjive për riciklimin e mbeturinave të forta, ndërsa Maqedonia, sipas Zaevit synon t’i plotësojë standardet evropiane për mjedis jetësor si prioritet i lartë për shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar theksoi se Unioni është duke e mbështetur Maqedoninë edhe në realizimin e reformave në sektorin e ujit.

“BE së basku me shtetin jemi duke punuar në reformat në sektorin e ujërave me qëllim që të sigurohen shërbime të qëndrueshme për furnizim me ujë të të gjithë qytetarëve. Për këtë duhet kohë dhe punë dhe ne jemi këtu si BE, t’ju ndihmojmë në realizimin dhe arritjen e qëllimeve ambicioze prej Diektivës për ujëra”, tha Zhbogar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button