Çfarë kozmetike duhet përdorur gjatë natës?

Përdorimi gjatë natës i preparateve të veçanta kozmetike që ka për qëllim të ushqejë dhe të ripërtërijë qelizat, siguron rezultate të shkëlqyera në mirëmbajtjen dhe trajtimin e lëkurës.
Gjatë gjumit të natës funksionet e organizmit pësojnë ndryshime. Gjatë kësaj kohe pushon së vepruari ndikimi i jashtëm i stresit, muskujt bien në qetësi dhe intensifikohet procesi i ripërtëritjes së qelizave.

Kremrat e natës kanë vetinë të depërtojnë thellë në epidermis, përmbajnë vitamina dhe substanca të tjera të nevojshme për funksionimin normal të tyre, prandaj lëkura gjatë natës duhet të trajtohet me kremërat e parapara për atë kohë, pasi që kremërat e ditës kanë funksion tjetër dhe duhet të përdoren vetëm gjatë ditës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button