Gruevski: Cërvenkovski s’e çan kokën për identitetin maqedonas

Kryeministri Nikolla Gruevski sot deklaroi se qëndrimi i liderit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski se ai po përpiqet për një zgjidhje të emrit e cila nuk do ta cenojë identitetin, është dyfytyrësh pasi që ai në vitin 2005 pranoi propozimin e dhënë nga ana e Mathew Niemietz me të cilin u vë në pyetje identiteti.

“I njëjti Cërvenkovski në  vitin 2005 kur u dha propozimi nga ana e Niemitz me të cilin u vë në pyetje identiteti, e pranoi atë. Unë atëherë kundërshtova dhe në mënyrë publike e thashë atë. Ekzistojnë edhe incizime për atë se vetëm VMRO-DPMNE reagoi, por LSDM-ja atë e shpalli si propozimin më të mirë deri më atëherë. 

Tani në pozitën e kryetarit të LSDM-së, thotë Gruevski, Cërvenkovski po vepron në mënyrë mjaft dyfytyrëshe, duke e thënë këtë kur vetë ai para gjashtë, shtatë viteve pranoi diçka që ishte mjaft problematike për identitetin./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button