Barazohen çmimet e roamingut me ato evropiane

Nisma e Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) e Maqedonisë për gjetjen e mënyrës se si vendet të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE të mund të kyçen në rregullativën e Komisionit Evropian, është pranuar nga institucionet kompetente dhe do të shqyrtohet gjatë ditëve në vijim.

Kjo temë, e cila është me rëndësi të madhe për qytetarët e Maqedonisë, u hap të premtem në Asamblesë e Përgjithshme të Grupit të Rregullatorëve të Pavarur (IRG), Seanca plenare e Bordit të rregullatorëve të organit evropian të komunikimeve elektronike (BEREC) që mbahet në Dubrovnik.

“Komisioni Evropian informoi BERC se ka pranuar nismën dhe se gjatë periudhës së ardhshme do t’i shqyrtojnë mundësitë për zgjidhjen e saj, me çka do të krijohej mundësia që tregjet për shërbime komunikuese celulare të vendeve anëtare për anëtarësim në BE të kyçen në roamingun rregullativën evropiane, që do të sjellë kushte më të volitshme për shfrytëzimin e këtyre shërbimeve për qytetarët e Maqedonisë”, deklaroi drejtori i AKE-së, Robert Ordanoski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button