Raportet e ndërkombëtarëve, dëshmi e diktaturës në vend

Raportet e fundit për Maqedoninë, si dhe raportet e djeshme nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Amnesty International ngjajnë si raporte për ndonjë vend afrikan, e jo për vend evropian, u tha sot në një konferencë për shtyp, nga ana e nënkryetarit të LSDM-së, Gordan Georgiev.

Sipas tij, në të dy raportet konstatohet gjendja e përkeqësuar e të drejtave të njeriut në Maqedoni në disa fusha kyçe. Georgiev gjithashtu përsëriti konstatimet e bëra në këto raporte, ku thuhet se  Qeveria maqedonase po ndërhyn te gjykatat dhe te mediumet në vend. 
Edhe Safet Bishevac, deputet i grupit parlamentar të Partisë për Ardhmëri Evropiane dhe Lidhjes së Sanxhakut foli për këto dy raporte.

“Duket qartë se vendi ka hyrë në qeverisje diktatoriale. Departamenti Amerikan i Shtetit  dhe Organizata “Amnesty International” në raportet e tyre për vitin 2011 vetëm e konfirmuan se në çfarë diktature jetojmë. Asnjë nga mediat qeveritare nuk publikuan asnjë fjalë për këtë dhe për këto media nuk do të thotë asgjë raporti katastrofal i Departamentit Amerikan të Shtetit”, tha Safet Bishevac./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button