Hapje e punëtorisë PeaceTech Exchange

Me 18 dhjetor në ora 10:00 në Shkup, ambasadori Jess Baily do t’i bashkëngjitet ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, në hapjen e punëtorisë PeaceTech Exchange për të punësuarit e Qeverisë.

Stafi përgjegjës për komunikim dhe të dhëna të hapura në Zyrën për Komunikim të Qeverisë, Kuvendit, në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale, Agjencinë për Rini dhe Sport, dhe në Qytetin e Shkupit, së bashku do të debatojnë dhe do te  gjejnë mënyra inovative për të potencuar rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies të qeverisë.  Punëtorinë e organizon PeaceTech Lab nga Instituti  Amerikan i Paqes dhe partneri i tyre lokal Democracy Lab, me mbështetje të Ambasadës të SHBA në Maqedoni.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button