Akademi komemorative për nder të Eleonora Bexhetit

Sot në Hotel Liraku në Tetovë është mbajtur një akademi komorative për nder të të ndjerës Eleonora Bexhetit, bashkëshortes së kryetarit të Komunës së Tetovës, e cila ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.

Përfaqësues nga jeta civile, bashkësitë fetare, miqtë, këshilltarë komunal e të tjerë ishin pjesë e kësaj akademie komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit një nënës dhe një bashkëshoret së pazëvendësushme, ku sipas Zhana Stojanovska,  Eleonora ishtë për ta një mikeshë, një menaxhere edhe një shoqe e cila dinte se si të sillej dhe si të  përkujdeset, jo vetëm për të punësuarit, por ajo ndihmonte edhe në jetën private.

“E ndjera gjatë gjithë kohës e dinte se ka një sëmundje e cila nuk ka shpëtim por, ajo jetonte me atë sikurse do të jetojë edhe për shumë vite. Ajo ishte një shpresë për të gjthë të punësuarit dhe për të gjithë ata që ishin  rreth  saj”, tha  Stojanovska.

Elonora Bexheti ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme ndërsa varrimi është bërë sot në varrezat e qytetit të Tetovës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button