“Vorbulla” shfaqet sërish, por tash për bamirësi

Stafi i shfaqjes “Vorbulla”, së bashku me Teatrin e Tetovës organizojnë reprizën e komedisë “Vorbulla” më 20.12.2017 (e mërkurë) në ora 19:00, në Teatrin e Tetovës, dhe me paratë e mbledhura nga biletat do t’i dalë në ndihmë studentit Florant Hoxha.

“Të nderuar artdashës. Misioni i teatrit ndër të tjerat është edhe të reflektoj humanitet tek publiku. Andaj, stafi i shfaqjes Vorbulla, bashkë me Teatrin e Tetovës organizon reprizën e komedisë Vorbulla më 20.12.2017 (e mërkurë) në ora 19:00, në Teatrin e Tetovës, ndërsa mjetet e grumbulluara nga biletat do ti dedikohen studentit të mjekësisë në USHT, Florent Hoxha, i cili vuan nga Leukemia Akute, ndërsa mjekimin duhet ta bëjë jashtë shtetit. Ju ftojmë që nëpërmjet të qeshurës tuaj, të ndihmojmë buzëqeshjen e Florentit… Çmimi i biletës 150 den”, njoftojnë organizatorët.

Ndërkaq komedia, është e autorit Salajdin Salihu dhe në regji të Senad Abdulit e ndihmës-regjie Eli Ameti, dhe në të luajnë aktorët: Senad Ameti, Eli Ameti, Elmir Sejfullai, Sheqerije Iljazi, Andi Aliji dhe Abedin Alimi.

“Vorbulla”, si një komedi e lehtë, në fokus ose në qendër ka njeriun e kohës sonë. Si një njeri që gjallon në një botë plot trivialitet ai priret drejt esenciales duke e parë veten vetëm si një hije ose qenie e përjashtuar nga kjo botë. Atij, njeriut nuk i mbetet tjetër zgjidhje përpos ikjes. Po kjo është një ikje simbolike. Ose më saktë një tentim për të ikur nga kotësia.

Në luftën e ikjes nga gjithçka për të arritur në diçka të re, njeriu në jetë dhe aktorët në komedinë “Vorbulla” do të sjellin dy botë të ndara, ku njëra është dramatike e tjetra komike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button