Tenderi për 150 veturat policore anulohet – ofertat jo valide

Komisioni për furnizime publike pas vlerësimit të ofertave për furnizim me 150 vetura policore në raportin e përgatitur nga procedura e realizuar dha propozim që procedura të anulohet.

MPB lajmëroi se gjatë kontrollit të validitetit të nënshkrimit elektronik me të cilin është nënshkruar oferta e “Porsche Macedonia” ShPKNjP nga Shkupi, komisioni vërtetoi se ajo nuk është nënshkruar me nënshkrim elektronik valid i dhënë nga ana e shtëpia e autorizuar, KIBS ShA ose “Makedonski Telekom” ShA.

Në kontrollin detal të validitetit të dokument-ofertës, është konstatuar se nënshkrimi me të cilin është nënshkruar oferta dhe dokumentacioni tjetër i dhënë nga operatori ekonomik “Porsche Macedonia” ShPKNjP nga Shkupi, është krijuar në mënyrë të pavarur, është dhënë nga ana e personit zyrtar për nënshkrimin e ofertës, por i njëjti nuk i përfshin të dhënat me të cilat vërtetohet prejardhja e certifikatat digjital valid, thuhet në komunikatën e MPB. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button