Studentët nuk e dinë se kush i përfaqëson në USHT dhe UEJL

Studentët e dy universiteteve të Tetovës nuk janë të njoftuar me mënyrën e organizimit të studentëve,  kështu thonë të dhënat nga një hulumtimi të zhvilluar nga Platforma pluralizëm studentor në të cilën marrin pjesë rreth njëzet shoqatat joqeveritare dhe studentore nga Maqedonia.

Në bazë të këtij hulumtimi të bërë edhe në Universitetin e Evropës juglindore dhe në universitetin shtetëror të Tetovës del se në USHT 85% e studentëve nuk janë anëtarë të asnjë organizate studentore, ndërsa 9%  janë dhe 6 % nuk janë përgjigjur në pyetjet e anketës.

Po në këtë universitet, në pyetjen se cilat janë arsyet pse nuk bëhen anëtarë të kësaj organizate studentore 5% thonë se nuk kanë kohë të merë me ta 2% thonë qëllimet e tyre nuk kanë të bëjnë me interesin e tyre, 26% thonë se shoqatat studentore janë të korruptuara, 46 për qind e të anketuarve thonë se shoqata studentore janë nën ndikime partiake,  ndërsa po aq 46% thonë se shoqatat studentore nuk kanë kapacitet të bëjnë ndryshime në universitetin Shtetëror të Tetovës.

Studentët e USHT lidhur me atë se sa janë të njoftuar me zgjedhjet në parlamentin studentor tregojnë të dhënat nga anketa ku 54 % e të anketuarve thonë se nuk janë të njoftuar për zgjedhje të këtilla ndërsa 39% thonë se zgjedhja bëhet në çdo 1 vit,  ndërsa 57% e studentëve thonë se asnjëherë gjatë studimeve nuk kanë votuar për zgjedhjen e kreut të parlamentit studentorë, një apo dy herë thonë 16% ndërsa 2 deri në 4 herë thonë 22%.

83% e studentëve të USHT nuk e dinë a kanë përfaqësues të fakultetit të tyre në parlamentin studentor ndërsa vetëm 12 % prej tyre e dinë , ndërsa 3% prej tyre thonë se nuk kanë, ndërsa 85% e studentëve nuk janë të kyçur aspak në punën e Parlamentit studentorë të USHT-së, ndërsa 0% prej tyre kanë marrë pjesë në tribunat e organizuar nga PS-ja ndërsa vetëm 8 % e studentëve kanë marrë pjesë në punë e parlamentit studentor, ndërsa situate e njëjtë është edhe në Universitetin e Evropës Juglindore ku 74 % e studentëve nuk janë pjesë e ndonjë shoqate studentore ndërsa vetëm 24 % prej tyre janë në UEJL 35 % e student mendoj se nuk kanë përfaqësues enë unionin e studentëve,  2% thonë se kanë ndërsa 61 % nuk e dinë a kanë përfaqësues në unionin e studentëve, ndërsa asnjë student nuk e dinë se cili është përfaqësuesi i unionin e student në fakultetin në të cilin studiojnë në UEJL 13% e studentëve janë pjesë e punë së unionit të studentëve, ndërsa 59 % prej tyre nuk janë pjesë aspak e Unionit të Studentëve , ndërsa në UEJL 6 % e studentëve mendojnë se çdo gjashtë muaj mbahen zgjedhjet për përfaqësuesit e tyre,  ndërsa 51 %  e tyre nuk e dinë se kur mbahen zgjedhjet për përfaqësuesit e studentëve.

Këtë hulumtim e ka realizuar  shoqata ‘Platforma e pluralizmit studentor’  ndërsa të njëjtat sot u prezantuan në sallën e komunës së Tetovës ku ishin të pranishëm përfaqësues nga shoqata jo- qeveritare nga Tetova dhe mbarë Maqedonisë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button