Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë Siarto nesër në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë Peter Siarto nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov.

Siç njoftoi MPJ, në kuadër të vizitës, është paraparë që ministri Siarto të pritet nga presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe nga kryetari i Qeverisë Zoran Zaev. Ai do të realizojë takime edhe me zëvendësit e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani dhe Koço Angjushev.

Në takimin e Siartos me Dimitrovin, do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale, integrimi evropian dhe euro-atlantik i Republikës së Maqedonisë, si dhe për gjendjen e brendshme politike në vendin tonë dhe marrëdhëniet me fqinjët. Gjithashtu, do të këmbehen edhe mendime për çështje aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjatë vizitës, është paraparë nënshkrim i Planit aksional për bashkëpunim midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë për vitin 2018, i cili parashikon forma dhe aktivitete konkrete për bashkëpunim të mëtejshëm midis dy ministrive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button