Kaliopi me “Zi e bardh” shkon në finale

Kaliopi me këngën “Zi e bardh”, pas një pushimi disavjeçar i siguroi Maqedonisë performansë në finalen e 57-të të Eurosongut, që mbahet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Kaliopi në natën e mbrëmshme gjysmëfinale, u kualifikua midis finalistëve, ku përveç Maqedonisë, janë edhe Serbia, Bosnja e Hercegovina, Lituania, Norvegjia, Ukraina, Suedia, Estonia, Malta dhe Turqia, ndërsa nga gjysmëfinalja e parë të martën u klasifikuan Shqipëria, Islanda, Greqia Rumania, Qiporja, Danimarka, Rusia, Hungaria, Moldavia dhe Irlanda. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button