Anita Hill do të kryesojë me Komisionin për hulumtim të keqtrajtimit seksual në Holivud

Juristja amerikane dhe profesoreshë në Universitetin Brendejs, Anita Hill do ta kryesojë komisionin i cili do t’i hetojë thëniet për keqtrajtim seksual në Holivud.

Komisioni është formuar pas akuzave të shumta në Holivud, përfshirë edhe producentin filmik Harvi Vajnstin, ndërsa u themelua me nismë të drejtoreshës së “Lukasfilm”, Kejtlin Kendi, nënpresidente e “Najk fondacionit” Maria Ajtel, agjentes së talentëve Nina Sho dhe investigatores Fread kapor Kllajn.

Anita Hill është njëra ndër gratë e parë e cila publikisht foli për shqetësimin seksual në vitin 1991 kur dëshmoi kundër Klarens Tomas, gjykatës i atëhershëm, emërimin e të cilit në Gjykatën supreme duhej ta konfirmonte Senati.

“Është koha të përfundojë kultura e heshtjes. Unë në këtë punë jam 26 vite, ndërkaq ky është momenti kur me të vërtetë mund të ndryshojmë diçka”, theksoi Hill.

Komisioni do të kërkojë zgjidhje gjithpërfshirëse të problemit me keqtrajtimin seksual, ndërkaq duhet të fillojë me punë vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button