Madonna presidente e ardhshme e SHBA-ve?

Këngëtarja e famshme Madonna tha se do të përshtatej në mënyrë të përkryer në rolin e presidentes së Shteteve të Bashkuara. Ajo këtë pozitë, siç thotë, do ta shfrytëzonte për përhapjen e paqes dhe tolerancën në mes popujve.

Kur gazetarët e pyetën se çfarë do të bënte ajo nëse një ditë do të ishte presidente e Shteteve të Bashkuara, ylli u përgjigj “Për një ditë nuk mund të ndryshohet shumë. Unë do të doja të jem presidente për një kohë të gjatë. Unë nuk do t’i kisha shpenzuar paratë për armët e shkatërrimit në masë, por në arsim dhe art,” tha Madonna, përcjell “Female First”.

Ndërsa së fundi edhe pse albumi i quajtur “MDNA” debutoi në vendin e parë të Top listave, për çka menaxheri i saj doli menjëherë në publik me deklaratën se Madonna po kthehet ‘triumfalisht’në skenën e muzikës , situata është kthyer krejtësisht brenda disa javësh.

Sa më shumë që kaluan javët, shitja binte duke filluar prej 379 mijë kopjeve në javën e saj të parë deri në vetëm 46 mijë javën e fundit.

Arsyeja për dështimin supozohet se qëndron në faktin se fushata reklamuese ishte shumë agresive, gjersa muzika ishte shumë e vakët./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button