Zhbogar: Ekziston atmosferë e mirë për zgjidhjen e çështjes së emrit

Ka mundësi reale dhe pritje nga Brukseli se Maqedonia do të përparojë deri në vitin e ardhshëm në rrugën e saj drejt BE-së. I keni reformat të cilat duhet të përfundojnë, gjë që varet plotësisht nga ju dhe keni problemin me emrin, i cili po ashtu duhet të zgjidhet. Shohim dritare të mundësive për zgjidhje gjatë vitit të ardhshëm, kur në të dy vendet nuk ka zgjedhje, thotë në një intervistë për TV24, ambasadori evropian Samuel Zhbogar, transmeton Portalb.mk.

“Gjithmonë është mirë të jeni optimist, në vend se të jeni të pa vullnet dhe të thoni se nuk mund të bëni asgjë. Gjithmonë më mirë është të kryhet puna nëse problemeve dhe pengesave i qaseni me optimizëm. Nga ai këndvështrim mendoj se kryeministri Zaev ka të drejtë. Ka mundësi reale dhe pritje nga Brukseli për përparim vitin e ardhshëm. I keni reformat që duhet të kryhen, që varen nga shteti dhe keni problemin me emrin, i cili po ashtu duhet të zgjidhet. Kur e shihni kontestin e emrit me Greqinë, duhet ta kuptoni se njëri nga parimet kryesore të BE-së janë marrëdhëniet e mira me fqinjët. Me siguri, në strategjinë e radhës do të kërkojmë nga të gjitha shtetet e rajonit të përqendrohen në marrëdhëniet e mira fqinjësore”, tha Zhbogar.

Ai shtoi se Qeveria e filloi mirë zgjidhjen e problemeve me fqinjët, ku nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, që ishte një vendim i mirë dhe tani duhet të përqendrohen në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë.

“Shohim vullnet të mirë nga të dy palët për të përmirësuar atmosferën dhe kjo i lehtëson proceset për këtë çështje të ndjeshme. I kuptoj emocionet rreth kësaj çështje, si dhe brengat dhe frustrimet rreth çështjes së emrit. Por duhet të pyeteni se a e forcoi shtetin mënyra e menaxhimit të mëparshëm? A kishte progres ky shtet? Nëse përgjigjja është JO, atëherë tani është mundësia që të provohet zgjidhja e kësaj çështje. Kjo është mundësi pasi që mes vendeve anëtarë ekziston mbizotëron vullneti që ky shtet të ecë përpara sepse shohim angazhim dhe përkushtim edhe nga Greqia, shohim atmosferë më të mirë”, tha Zhbogar.

Qeveria, thekson Zhbogar si duket është e gatshme për angazhimin në bisedimet.

“Fati është në anën e guximtarëve, andaj mendoj se duhet të presim dhe të shohim. Deri më tani kishim vetëm një takim, duhet të shohim se çfarë do të del nga ai, po kishte një gjë të rëndësishme që përmendi shefi juaj i diplomacisë para një kohë ‘për të përparuar shteti ynë nuk mund të rrethojë Greqinë, apo ta anashkalojë, por me mbështetje aktive nga Greqia’. Kjo është një gjë e madhe, sepse është e nevojshme mbështetja e Greqisë për të përparuar. Ju nevojitet Greqia si shtet fqinj miqësor. Me këtë mendoj se mund të keni kompromis për çështjet e rëndësishme, dhe këtë ua lë në duar bashkëpunëtorëve tuaj që janë në bisedime. Por nëse kuptohet se me Greqinë si deri më tani me Bullgarinë është mënyra më e mira që të arrihet progres, dhe më e rëndësishmja hap më tutje drejt zgjidhjes së çështjes së emrit”, tha Zhbogar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button