Kosovë, Istogu voton sërish nesër

49 mijë e 150 votues do të mund të votojnë nesër në Istog.

Qytetarët votojnë në 23 qendra të votimit me 63 vendvotime, ndërsa Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se tashmë gjithçka është gati për ditën e nesërme, njofton “KlanKosova“.

Ky do të jetë votimi i tretë për qytetarët e Istogut, pasi në dy herët e kaluara ka dështuar të zgjidhet i pari i kësaj komune.

Në zgjedhjet lokale me 22 tetor asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të marrë mbi 50% për votave, ndërsa votimi në balotazh është anuluar për shkak të dyshimeve se ka pasur manipulime të votave me postë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button