Cruyff: Përfundoi epoka e Barcelonës

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff ka thënë se me largimin e Pep Guardiolas nga Camp Nou, njëkohësisht ka përfunduar dhe një epokë e klubit, pasi ishte pikërisht Guardiola që kishte gjithçka nën kontroll.

“Guardiola çdo herë ka marë vendime perfekte, dhe ka pasur tërë mbështetjen e bordit. Pas largimit të Juan Laporta, Guardiola i mungonte mbështetja e bordit”.

“Me largimin e Guardiolas, përfundon dhe epoka, pasi ai ishte njeri që kishte gjithçka nën kontroll”.

“Do të ishte mirë nëse epoka do përfundonte me një fitore në Copa del Rey”, tha Cruyff për El Periodico. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button