Me fushatën “A i duhet Shkupit një gjë e tillë?”, Shkupi bëhet një me Amsterdamin (VIDEO)

Gjashtë vajza në vitrinë shitoreje që sot u hap në Shkup bënë që Amsterdami të vjen më afër shkupjanëve, por edhe banuesve të qyteteve tjera, njofton Portalb.mk.

Nga videoja e siguruar nga “A1 on” shihet se si vajzat gjysmë të zhveshura, duke bërë lëvizje provokuese, qëndrojnë në vitrinë të një shitoreje duke ofruar shërbime për klientët e interesuar.

Lloji i shërbimit të tyre nuk është i zakonshëm, pasi janë marrëdhënie seksuale.

Vendi ku gjendet shitorja në vitrinën e së cilës qëndrojnë këto gjashtë vajza është bulevardi “Shën Klimenti i Ohrit”. Njëri drejtim i këtij bulevardi tashmë është mbyllur.

“Publiku ka mundësi të flas me vajzat, por nëpërmjet dritares. Ato parashtrojnë pyetje “se a i duhet një gjë e tillë Shkupit?” dhe të ngjashme, kurse publiku do të përgjigjet me gjestikulacione”, tha Borçe Bozhinovski, kryetar i iniciativës qytetare për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve seksual “Star-star”.

Ky aktivitet bëhet në kuadër të Ditës Botërore të të drejtave të të punëtorëve seksual.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button