Nuk ishte performancë, këngëtarja ka pasur marrje mendsh në gjysmëfinalen e ‘Kënga Magjike’

Nuk ka asnjë lajm për Era Rusi ku flitet për pushimet e saj luksoze, për veshjet e shtrenja, apo biznesmenin që i ka rrëmbyer zemrën. Ajo ka zgjedhur që të lërë zërin e saj të flas për të. Me një zë shumë potent, pjesmarrje në disa festivale, trofe të fituar, shumë hite, Era Rusi është padyshim një ndër këngëtaret më të çmuara në tregun tonë muzikor, shkruan Class.
Të qenurit artist nuk është aspak e lehtë, edhe ata njerëz janë, ndonëse ekrani i vesh me tiparet e një roboti: duhet të jenë gjithmonë perfekt, nëse jo duhet të sillesh si i tillë. Era Rusi ka treguar një moment shumë të vështirë që ka ndodhur në skenë teksa po performonte këngën e saj, por ne nuk kemi kuptuar asgjë…derisa na e tha vetë.

Ishte gjysmëfinalja e ‘Kënga Magjike’ dhe Era është vlerësuar për performacën shumë të ndjerë të këngës, ndonëse nuk ka qenë ashtu siç është dukur. Nuk ishte një lëvizje skenike vendosja e dorës në kokë apo dy hapat e hedhur mbrapa, por këngëtarja ka pasur marrje mendsh, por fatmirësisht e mori veten shumë shpejt.

Më janë marrë mend me të vërtetë, njërëzit mendonin se ishte performancë, madje u detyrova që ta bëja sërish natën finale”, ka treguar ajo për “Thumb”.

Mund ta shikoni edhe një herë përformancën me këngën “6 mars” në vitin 2012. Tani mund t’ju duket lehtësisht e dallueshme (minuta 02:40)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button