Drejtorët e spitaleve do të testohen për menaxherë

Drejtorët e tanishëm dhe të ardhshëm të enteve publike shëndetësore do të duhet të testohen për menaxherë. Në lidhje me këtë Ministria e Shëndetësisë përgatiti rregullore të veçantë, e cila duhet të hyjë në fuqi për 10 ditë. 

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov tha se të gjithë drejtorët si ata aktualë, ashtu edhe ata të cilët në të ardhmen do të paraqiten në konkurset për menaxherë, do të duhet patjetër të marrin certifikatë për menaxherë, pasi që paraprakisht do të mbajnë test special, i cili përbëhet nga katër pjesë. 

Pjesa e parë e testit ka të bëjë me shëndetin publik dhe informacionet shëndetësore, e dyta me ekonominë, e treta me sistemet dhe politikat botërore shëndetësore, kurse pjesa e katërt ka të bëjë me bazat e menaxhimit, komunikimi afarist dhe resurset njerëzore. Kandidatët për drejtorë në pajtim me rregulloren do të duhet t’i kalojnë të gjitha pjesë nga testi që ta fitojnë certifikatën, ndërsa për çdo pjesë të provimit do të duhet të paguajnë 1.500 denarë. Nëse ndodh të mos e kalojnë ndonjë pjesë të testit do të mund përsëri ta mbajnë provimin pas gjashtë muaj, mirëpo nëse edhe atëherë nuk e japin provimin, do të duhet gjithë procedurën ta përsërisin nga fillimi dhe kjo do t’i kushtojë 16.000 denarë.

“Kandidati i cili me sukses e jep provimin për drejtor para se ta merr vërtetimin do të mbajë edhe provim nga programi për edukim për prokurim publik. Besoj se në këtë mënyrë do t’i tërheqim kuadrot më të mirë udhëheqës të cilët do të kontribuojnë për përmirësimin e funksionimit të udhëheqjes me entet shëndetësore publike”, tha Todorov.

Ministri pret që procesi i dhënies së vërtetimeve të para të zgjasë rreth tetë muaj dhe thotë se nuk ka pengesë juridike që drejtorët e deritanishëm të udhëheqin me spitalet, por vetëm nëse e fillojnë procedurën për dhënien e testeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button