Ladorishti zgjedh kryetarin më 2 qershor

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, ka thirur për 2 qershor konstituimin e Këshillit të fshatit Ladorisht, organ nga i cili do të zgjidhet edhe kryetari i Bashkësisë Lokale të kësaj komune.

Edhe pse përfliten një sërë emrash si kandidat për kryetar të mundshëm të Ladorishtit, jozyrtarisht mësojmë se biznesmeni Xhevdet Dauti  është pretendenti kryesor që pritet të nominohet për Kryetar të Bashkësisë Lokale të këtij vendbanimi.

Fshati Ladorisht prej vitit 2001 nuk ka kryetar sepse postin e kryetarit e kishte Sulltan Memeti për fatin e të cilit nuk dihet asgjë që nga mbrëmja e gjashtë majit të vitit 2001, dhe prej asaj kohe familjarët dhe BL-ja e fshatit kanë bërë një sërë përpjekjesh për zbardhjen e zhdukjes së tij por deri tani asgjë konkrete nuk ka ndryshuar në këtë drejtim. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button