Guardiola: Tito do t’ia dalë

Trajneri në largim i Barcelonës, Pep Guardiola, i ka dhënë mbështetje pasardhësit të tij, Tito Vilanova, duke bërë shaka se nuk ka shanse që ai të kthehet në Camp Nou pas gjashtë muajsh.

“Tito do t’ia dalë mirë. Nuk do të më duhet të kthehem pas gjashtë muajsh. Në nëntor kisha një darkë me Zubizarretan dhe më pyetën nëse mendoj se Tito ishte dikush që mund ta drejtojë skuadrën”.

“I thash se besoj se ai do t’i ofrojë gjithçka që unë do të kërkoja nga një trajner i Barcelonës. Tito më ka ndihmuar mua të jem trajneri i cili jam tash, gjatë pesë viteve të kaluara”, ka thënë Guardiola. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button