Ndarje në prag të martesës, Big Mama me të dashur të ri

Big Mama është ndarë nga i dashuri pak para dasmës. Duket si një ngjarje shokuese për çdo femër, megjithatë, Big-u ka treguar dhe një herë që nuk është si çdo vajzë, shkruan Class. Ajo ka qenë e ftuar në programin e mikut të saj, Arian Çani, Zonë e Lirë, i cili e ka ngacmuar për jetën private dhe përgjigjja e Big Mama-s është e papritur, dhe pse nga ajo nuk kemi pse habitemi. Këngëtarja e ka treguar dhe më parë që di t’i përballojë me një energji të rrallë situatat duke nisur vazhdimisht një fazë të re në jetë. Kështu ka ndodhur dhe në jetën e saj romantike.

Big Mama, sipas asaj që u la të kuptohej, pak kohë pas ndarjes nga djali që do martohej, ka nisur një histori të re.

“Unë kam gjet tjetrin, për ça do qaj për të vjetrin?”, ka thënë ajo duke u bërë motiv për shumë vajza që kalojnë një situatë të ngjashme.

Sipas asaj që tha Çani, i dashuri i ri i këngëtares, jeton në Bruksel. Ajo nuk e konfirmoi, por as e mohoi këtë. Megjithatë deklarata që ai ekziston, është e qartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button