Kryemadhi: Të rrëzojmë Ramën nga pushteti!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë me një thirrje të fortë për mbështetësit e LSI dhe opozitës.

Ajo ka kërkuar mbështetje dhe protesta për të larguar Ramën nga pushteti.

“Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi nëpërmjet statusit të saj në fejsbuk ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, “Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura edhe tek i vetmi institucion që nuk e kishte nën kontroll”.

“Në këtë vend nuk ka më drejtësi! Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura me krim, edhe tek i vetmi institucion që nuk e kishte nën kontroll. Kapja e prokurorise nga krimi dhe banditët e pushtetit shënon fundin e shtetit dhe demokracisë. Kjo është dita më e errët në historinë e demokracisë shqiptare! Kurrë më parë pushtetet nuk kanë qenë në duart e një njeriu të vetëm, të një pushteti bandit që drejtohet nga kryetrafikanti i drogës, shefi i drejtpërdrejtë i Saimir Tahirit dhe policëve të inkriminuar, që me përpjekjen e fundit po dëshmon frikën për t’i shpëtuar drejtësisë. Sot më shumë se kurrë është detyrë e jona, e politikës së papërlyer me krimin, e qytetarëve që ende besojnë te vlerat e demokracisë të rrëzojmë nga pushteti këtë klikë kriminale. Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet”, tha Kryemadhi.

Ajo përfundoi duke thënë se “asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë. As paratë e krimit, as pazaret dhe kulisat nuk e shpëtjnë dot më Edi Ramen nga fundi i paralajmëruar që do ti vijë nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button