fbpx

Djali që e ‘detyroi’ Obamën të përkulet (FOTO)

Një fotografi e vetme e një djali të ri duke prekur kokën e Presidentit Obama në Zyrën Ovale ka bërë xhiron e saj në internet kohët e fundit. Kjo tregon një djalë pesë-vjeçar në një këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe me shirita duke prekur majën e kokës së presidentit, me një vështrim kurioz.

Por tani, historia prapa imazhit ‘prekës’  është zbuluar. Fotoja është nga viti 2009 – pesë muaj pasi Obama filloi presidencën e tij – dhe u fotografu nga staffi i fotografëve në Shtëpinë e Bardhë në një moment të papritur.

Jakobi 5 vjeçar kishte e kishte pyetur Obamën nëse flokët ishin të njëjta si të tij , por presidenti nuk e kishte dëgjuar, dhe i kërkoi pesë-vjeçarit për të përsëritur pyetjen e tij. Ai pastaj u përgjigj: “Pse nuk i prekni dhe i shikoni vet.”

Ishte ai moment që presidenti u përkul dhe ofroi kurorën e kokës së tij djalit të vogël. Ai e inkurajoi Jakobin duke i thënë, “preke, shoku!” /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close