Meta: Dixhitalizimi do lehtësojë procedurat noteriale

Presidenti i Republikës, ilir Meta mori pjesë në Kongresin e dytë të Noterëve që u organizua në ambientet e Katedrales Ortodokse. Gjatë fjalës së tij presidenti Meta u shpreh se problemet me noterinë do marrin fund dhe procedurat dot ë lehtësohen falë dixhitalizimit. Meta tha se roli i noterëve do të rritet në luftën kundër krimit të organizuar, do të rris bashkëpunimin midis institucioneve.

“Dixhitalizimi lehtësojnë procedurat, tashmë do marrin fund problemet që na kanë shoqëruar për disa vite me radhë.
Roli i noterëve do të rritet në luftën kundër krimit të organizuar, do të rris bashkëpunimin midis institucioneve, duke mbyllur kapitullin e problemeve për koordinim. Dixhitalizimi do ndikoj edhe në rritjen e ekonomisë, kjo do të vihet re sapo ky projekt të vihet në zbatim, prandaj inkurajoj të gjithë noterët të vazhdojnë deri në realizimin e plotësisht të çdo pike të dixhatilizimit”, tha Meta.

Siç njoftoi Meta, përveç pikave që përmenda më lartë do ndikoj edhe në monitorimin e noterëve në bazë të ligjeve por pa cenuar privatësinë e asnjë noteri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button