Maqedoni – Shqipëri, ja në cila sfera u nënshkruan memorandume bashkëpunimi (VIDEO)

Qeveria e Maqedonisë dhe e Shqipërisë pas seancës së përbashkët që u mbajt dje në Pogradec të Shqipërisë kanë nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi.

Siç njoftuan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev këto marrëveshje janë për transparencë, për përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dy shteteve dhe për të ardhme të sigurtë prosperuese në familjen euroatlantike.

Dy kryministrat i përshëndetën angazhimet e përbashkëta të qeverive për zhvillim të infrastrukturës në kuadër të Korrisorit 8, për mundësitë për ndërlidhje më të mirë energjetike, të autostradave dhe hekurudhore në dobi të ekonomive të të dy vendeve, më pas për një kontroll të pasaportave në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”, mundësitë për realizimin e projektit për ndërlidhje të autostradave të Maqedonisë dhe Shqipërisë afër Dibrës.

Në fushën e kulturës dhe shkencës do të nënshkruhet memorandumi për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh përmes Institutit për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë. Gjithashtu, do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, si dhe një marrëveshje për ndihmë reciproke në menaxhimin e emergjencave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button