Rama mbledh sot ministrat në resortin luksoz, ja për çfarë bëhet fjalë!

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot të gjithë deputetët dhe ministrat e kabinetit qeveritar në një drekë me rastin e festave të fundvitit.

Kryeministri këtë herë 64 deputetët e tij dhe 13 ministrat do t’i çojë në resortin luksoz “Palmanova” në Tiranë.

Kujtojmë se një vit më parë në darkën gala të fundvitit Rama nuk ka qenë vetëm me deputetët e tij dhe ministrat, por së bashku dhe me aleatët, ish-kreun e LSI Ilir Meta.

Dreka e sotme e Ramës me “njerëzit e tij”, do të jetë ndryshe nga mbledhjet e fundjavave nëpër rrethe, që bëheshin më shumë për të diskutuar rreth punës së çdo ministri apo për të vendosur formulimin e ndonjë raporti përfundimtar.

Ndërkohë që vjet në festën e  fundvitit kanë qenë të pranishme dhe kamerat, sot Rama ka menduar të jetë një festë plot gjallëri por private. Kamera nuk do të ketë, por aheng padyshim që po.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button