Trafikonte vajza për prostitucion, kapet 41-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia i Vlorës ka arrestuar një 41-vjeçar me dy identite të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Ai është Aleksandër Hodaj (Hoxhaj), i dënuar me 5 vite dhe 10 muaj burg nga Gjykata e Apelit Zatanzaro.

Hodaj është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e qenieve njerëzore, shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion të paligjshëm.

Aleksandër Hodaj ka qenë pjesë e një organizate kriminale nga Janari i vitit 2000 deri në Qershor 2005 në qytetet Corigliano, Calabro, Rossani dhe Spesano në Itali.

Ai ka rekrutuar vajza të mitura dhe më pas i ka trafikuar në Itali nën ushtrimin e dhunës  duke i detyruar të ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button