Zaev dhe Rama vizituan banorët në Pustec dhe Prespë të Vogël (VIDEO)

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama sot vizituan maqedonasit të cilët jetojnë në Prespë të Vogël dhe Pustec. Në Pustec dy kryeministrat realizuan  takim me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, ndërkaq vizituan edhe shkollën ku dhuruan pajisje shkollore për nxënësit.

Më pas kryeministrat realizuan takim të përbashkët edhe me përfaqësuesit e komunës, zëvendës kryetarin dhe këshilltarët, të cilët i shpalosën prioritetet tek të cilët presin përkrahje.

Zaev shprehu falënderimet e tij deri te kryeministri Rama për kujdesin që po tregon për qytetarët me prejardhje kombëtare maqedonase në Shqipëri.

zaev--rama-pustec11

“Kjo është mënyra se si duhet t’i hapim dhe t’i zgjidhim çështjet. Prania e dy krerëve të ekzekutivit të Maqedonisë dhe Shqipërisë, këtu në Pustec është me domethënie të madhe simbolike për përparimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, sepse vetë pakicat janë ura lidhëse e këtij bashkëpunimi dhe kujdesi për ta është me rëndësi të madhe”, tha Zaev.

Përndryshe, dje kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është pritur me ceremoni zyrtare në Pogradec nga kryeministri Edi Rama.

zaev--rama-pustec1

Rama i ka uruar mirëseardhjen qeverisë së Maqedonisë të drejtuar nga Zoran Zaev duke e quajtur historike këtë mbledhje. Ai tha se kjo mbledhje e përbashkët do të çel një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve duke përmendur edhe disa nga projektet që i shërbejnë bashkëpunimit mes tyre. Rama theksoi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit mbetet baza.

zaev--rama-pustec111

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, nga ana tjetër theksoi gjatë fjalës së tij se duhen ndërtuar marrëdhënie më të afërta mes dy vendeve, si një mundësi e mirë kjo jo vetëm për t’iu bashkuar familjes evropiane, por edhe për të krijuar paqe dhe stabilitet në rajon. Zaev vuri theksin te thellimi i bashkëpunimit në fushat më të rëndësishme, si në infrastrukturë dhe siguri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button