SHBA-ja dhe Rusia “luftë të ftohtë” nëpërmjet Maqedonisë? Ja çfarë thotë Bejli (FOTO)

Pas replikave të djeshme ndërmjet Ambasadës së SHBA-së dhe Rusisë në rrjetin social tuiter, reagoi edhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, njofton Portalb.mk.

Diskutimin në lidhje me propozimin që Ambasada e Rusisë ia dha asaj të SHBA-së, publiku i Maqedonisë por edhe më gjerë e quajtën “luftë të ftohtë”.

Në lidhje me këtë, ambasadori Bejli ka reaguar duke thënë se nuk bëhet fjalë për luftë tuiteri apo e ftohtë siç e quajtën publiku.

“Nuk bëhet fjalë për luftë tuiteri. I pyetëm qytetarët e Maqedonisë për masa urgjente për ajër të pastër. Edhe një përpjekje e një Rusisë nuk do ta arrijë atë. SHBA e përkrah Maqedoninë në përpjekjet e saja për funizim me gaz në qytetet e Maqedonisë duke krahasuar atë çfarë bëhet në Maqedoni dhe Evropë”, tha Bejli

Përndryshe, të gjitha këto debate u bënë pasi që Ambasada e SHBA-së kërkoi ide për ndotjen e ajrit në Shkup.

Ambasada e SHBA-së, në kontekst të ndotjes së lartë të ajrit të kryeqytetit, në rrjetet sociale i ka pyetur qytetarët se “çfarë propozoni që të ketë ajër më të pastër në Maqedoni?”, ndërkaq me postimin kishte të bashkëngjitur një fotografi me mjegull të dendur.

Ndaj kësaj, Ambasada e Rusisë në Maqedoni, në postimin e saj është përgjigjur se “pasi që miqtë tanë nga Ambasada e SHBA-së kërkojnë ide për ndotjen e ajrit në Shkup, do të kishim dashur t’u propozojmë zgjidhjen (kanë publikuar skicë nga gazsjellësi i planifikuar) “rrjedha turke”, e cila sipas planifikimeve duhet të kalojë nëpër Maqedoni.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button