Maqedonia e katërta në rajon sipas cilësisë së shërbimeve

Në hulumtimin të cilin e realizoi SWOT Research nga 23 prill deri më 12 maj në bashkëpunim me agjencitë për blerje të fshehtë, Maqedonia zuri vendin e katërt në rajon. 

Rezultate më të mira vërehen te auto sallonet, përderisa supermarketet janë më të këqija. Në vendin e dytë janë turizmi dhe hoteleria, më tej vijojnë telekomunikimi, veprimtaritë shërbyese, shitja me pakicë dhe stacionet e karburantit dhe në vendin e parafundit janë bankat. Në hulumtimin e katërt me radhë ky vit në krahasim me vitin e kaluar Maqedonia shënon rënia për dy vende.

Kroacia është në vend të parë, pozitë të cilën ia mori Sllovenisë. Qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës filluan proces të vetëdijes për rëndësinë e cilësisë së shërbimeve dhe përfundimisht janë zhvendosur nga vendi i fundit, të cilin këtë vit e ndërmori Mali i Zi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button