Ja çka premtoi Ruzhdi Lata që do të realizojë gjatë vitit të parë të mandatit të tij si kryetar i Dibrës

Fituesi i zgjedhjeve të fundit lokale për të parin e Dibrës, Ruzhdi Lata bëri shumë premtime në fushatën e tij parazgjedhore, të cilat tha se do t’i realizojë. Portalb.mk ju sjell premtimet kryesore të tij, që mos të harrohet fjala e dhënë.

Këto janë tre prioritetet e kryetarit të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata

Në debatin parazgjedhor Debatpernime në Dibër në Portalb.mk, Lata prezantoi programin e tij ku mes tjerash premtoi se do të vazhdon me punë, në rregullimin dhe sistemimin e gjithë Dibrës.

Ai tha se gjatë mandatit të kaluar ka investuar në infrastrukturë dhe se për këtë mandat ka ngelur të rregullohet edhe rruga që çon për në Strugë, rruga në lagjen e Konjares.

Lata premtoi se gjatë vitit të parë të mandatit të tij do të ndërtojë një çerdhe në këtë komunë që do të kap hapësirën prej një mijë metra katrorë.

Sa i përket sistemit të vaditjes Lata tha se “duhet të sqarohen disa gjëra paraprake, vetëm projekti për të ka kushtuar 200 mijë euro, për realizimin total nevojiten 10 milion euro, kurse pjesëmarrja e komunës është 400 mijë euro”.

Lata tha se këto mjete do të sigurohen qysh në vitin e parë të mandatit dhe premton që i njejti do të përfundojë brenda dy viteve të mandatit. Sa i përket çmimit që do të duhej të paguanin bujqit, Lata tha se vaditja e një hektarë tokë do të ju kushtojë bujqve një qind euro.

Deponia e egër është një problem tjetër i cili duhet të zgjidhet në këtë komunë, për këtë Lata tha se “deponia mundet të sistemohet të rregullohet në atë lokacion dhe për këtë gjë nevojiten 300 mijë euro dhe deri në verën e 2018, ky problem do të zgjidhet”.

Për rrugën me lidhjen me Shqipërinë, pra me rrugën e Arbrit, Lata në Debatpernime në Dibër në Portalb.mk tha se për këtë rrugë tenderi është i hapur dhe atë e ka marrë kompania Ilinden për ta ndërtuar rrugën nga Bllata deri në Dibër,dhe premtoi që ajo do të përfundojë në vitin 2018.

Lidhur me turzimin Lata premtoi se “sa i takon turizmit duhet të theksohet se në banjat e Dibrës ka 100 mijë fjetës në vit, që do të thotë se është një frekuencë shumë e madhe, sa i përket një staze prej 17 kilometër nga Kosovrasti e deri në fshatrat e Shqipërisë nëpërmjet malit për çiklizëm veç se është ndërtuar, kurse rreth liqenit është problem ligji për ujërat i cili nuk lejon që të ndërtosh, përndryshe është bërë plani detal urbanistik”.

Në fund ai premtoi transparencë të plotë gjatë mandatit të tij katër vjeçar.

  1. LEXO: Ja çka premtoi Blerim Bexheti se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  2. LEXO: Këto janë premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhor
  3. LEXO: Ja çka premtoi Taravari se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  4. LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës
  5. LEXO: Ja premtimet e Ramiz Merkos për mandatin e tij si i pari i Strugës
  6. LEXO: Ja çfarë premtoi i pari i Likovës, Arifi për mandatin e tij katërvjeçar
  7. LEXO: Ja çka premtoi Milikije Halimi që do të realizon në vitin e parë të mandatit të saj si e para e Haraçinës 
  8. LEXO: Ja premtimet e Deharit, prioritare për mandatin e tij të dytë si i pari i Kërçovës
  9. LEXO: Ja çfarë premtoi Albon Xhemaili gjatë fushatës së tij parazgjedhore për Bogovinën
  10. LEXO: Ja prioritetet për tre dhe gjashtë mujorin e mandatit e të parit të Zhelinës, Blerim Sejdiu
  11. LEXO: Ja çka premtoi Azem Sadiku për Komunën e Studeniçanit
  12. LEXO: Ja cilat janë premtimet e Isen Shabanit me të cilat fitoi besimin e banorëve të Vrapçishtit
  13. LEXO: Ja premtimet prioritare të kryetari të Bërvenicës, Enver Pajaziti
  14. LEXO: Këto janë premtimet prioritare të kryetari të Dollnenit, Xhemail Qamili

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button