Ambasadori i Koresë së Veriut në KB e injoron apelin e SHBA-së për ndërprerjen e testimit

Ambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, Ja Song-nam sot e injoroi apelin e SHBA-së që të ndërpresë testimin e armëve, që të mundësohen bisedime me Phenianin për programin bërthamor të vendit.

E theksoi se Koreja e Veriut nuk paraqet kërcënim për asnjë shtet derisa nuk prishen interesat e saj.

Ai apelin e vlerësoi si “një hap dëshpërues të hartuar nga SHBA, të cilët janë të frikësuar për shkak të fuqisë së pabesueshme të Republikës tonë, e cila me sukses ka arritur qëllim historik, duke u bërë fuqi bërthamore”, theksoi Ja.

Paraprakisht, sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson deklaroi se duhet në mënyrë të përhershme të ndërpritet sjellja e Koresë së Veriut, para që Uashingtoni dhe Pheniani të bisedojnë.

Рекс Тилерсон

Njëkohësisht, ai ka kërkuar nga Rusia dhe Kina ta rrisin presionin mbi Korenë e Veriut, për respektimin e rezolutës së KB-së.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Tramp theksoi se do të donte ndihmë nga Rusia për Korenë e Veriut.

Антонио Гутереш

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh sot deklaroi se është koha që Këshilli i Sigurimit sërish të vendosë kanale për komunikim me Korenë e Veriut.

Ai ka theksuar se kjo do të përfshinte edhe mes koreve dhe kanaleve ushtarake, me qëllim të ulet rreziku që moskuptimit të eskalojë në përleshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button