Ivanovi porosit Hysën – ndryshim të kufijve nuk do ketë

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, sot pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës së Kosovës, Ylber Hysa.
 
Presidenti Ivanov i dëshiroi sukses ambasadorit të ri Kosovar në realizimin e misionit, dhe shprehi kënaqësinë nga zhvillimi i deritanishëm pozitiv i marrëdhënieve me Kosovën, me interes për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe projekteve infrastrukturore.
“Pres në periudhën që vjen të vazhdojmë të përmirësojmë dialogun politik në çdo nivel, ndërsa bashkëpunimin e deritanishëm bilateral ta pasurojmë me përmbajtje të reja në frymën e miqësisë, fqinjësisë dhe kuptimit të ndërsjellë”- tha Ivanov.

Ai gjithashtu konstatoi se nuk ka alternativë për (mos)integrimin e vendeve të rajonit në NATO dhe BE, dhe se Maqedonia nuk mendon për opsionin e lëvizjes së kufijve.
 
 “Maqedonia është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan, ndërsa pyetjet e hapura në rajon mund të tejkalohen vetëm me dialog dhe vetëm nëse shtetet ecin përpara me përkushtim te procesi reformues, për çka integrimi në NATO dhe në BE nuk ka alternativë”, theksoi presidenti Ivanov. /Portalb/
 

 

.

Lajme të ngjashme

Back to top button