Zyrtarët e Kosovës dhe BE-së, bashkërisht kundër terrorizmit

Terrorizmi dhe ekstemizmi i dhunshëm paraqesin sfidë të përbashkët për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor dhe zgjidhja e saj mund të bëhet vetëm me bashkëpunim të afërt, thuhet në një deklaratë të lëshuar pas takimit në Prishtinë të një delegacioni të BE-së me zyrtarët kosovarë, transmeton REL. 

Sipas deklaratës, bisedimet të enjten dhe të premten kanë qenë produktive në vlerësimin e sfidave dhe identifikimin e qasjeve në luftimin e këtyre problemeve.

Në këtë kontekst, të dyja palët kanë përshëndetur vendimin e 13 dhjetorit, 2017, me të cilin Kosova është bërë partner i plotë i Europolit, me qëllim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik me BE-në.

Delegacioni i BE-së u kryesua nga zëvendëssekretari i përgjithshëm, Pedro Serrano, i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button