Katalonjë, sondazhet e fundit parashikojnë “parlament të varur”

Sipas sondazheve të fundit të publikuara para votimit, separatistët katalanas do të humbasin shumicën e tyre në zgjedhjet e ardhshme rajonale, duke lënë rajonin e polarizuar me një “paralament të varur”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sondazhet e publikuara në gazetat spanjolle sugjerojnë që të dyja partitë e unionit dhe blloku separatist do të dështojnë për të fituar 68 vende të nevojshme për të formuar një qeveri në parlamentin me 135 vende.

Në zgjedhjet e fundit të vitit 2015, partitë separatiste fituan 72 vende, por nuk fituan votën popullore.

Zgjedhjet e parakohshme u nxitën nga qeveria qendrore spanjolle, e cila mori kontrollin e drejtpërdrejtë të rajonit të pasur verilindor, pasi qeveria katalanase ishte zotuar të largohej nga Spanja për të formuar një republikë të pavarur.

Carles Puigdemont, ish-presidenti rajonal i cili u zhvendos në Bruksel pas shpalljes së pavarësisë në paralamentin katalanas, është kandidat kryesues. Ai ka zhvilluar një fushatë nga Brukseli dhe do të arrestohet nëse kthehet në Spanjë.

Kandidatët e tjerë për partitë separatiste janë duke zhvilluar fushatë prapa grilave, pasi janë duke u mbajtur në paraburgim mbi akuza të mëdha, të tilla si kryengritje dhe rebelim.

Dita e sotme është sondazhi i ditës së fundit që lejohet të publikohet para votimit të së enjtes së ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button