Tridhjetë projekte për uljen e ndotjes, përzgjedhja fillon të hënën

Tridhjetë propozim-projekte kanë mbërritur në thirrjen publike për financimin e projekteve për uljen e ndotjes së ajrit “O2 sfidë” të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, prej të cilave 27 janë të plota. Përzgjedhja e projekteve fillon të hënën, ndërsa ata që do të marrin më shumë se 51 pikë do të hyjnë në fazën finale.

Në thirrjen kanë marrë pjesë 30 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme me propozim-projekte të tyre, ndërsa 27 prej tyre kanë aplikacione të plota. Tetë prej tyre kanë të bëjnë me fushat “shfrytëzim të energjisë për ngrohje” dhe “transport dhe mobilitet”, ndërsa nëntë me fushën e “ndërtimtarisë dhe alternativave urbane”, ndërsa dy aplikacione me qasje në më shumë sektorë.

Faza e vlerësimit dhe përzgjedhjes së projekteve fillon të hënën më 18 dhjetor. Vlerësimin do ta kryejë Komisioni i përbërë nga Jovan Despotski, drejtor i Fondit, Jani Makraduli, zëvendësministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jasmina Bellçovska nga UNDP, Ana Çolloviq Leshkovska nga Eko-vetëdija, Tatjana Atanasovska – Grozdanovska nga Koalicioni O2, si dhe dy persona profesional nga fusha e zgjedhjes teknike dhe planeve afariste.

Propozim-projektet që do të marrin më shumë se 51 pikë kalojnë në fazën finale, ku kompanitë do të kenë mundësi drejtpërdrejt t’i prezantojnë zgjidhjet e propozuara para Komisionit (a.q. piçing).

Buxheti i përgjithshëm për thirrjen është 6.000.000 denarë, mjetet e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, të siguruar në Buxhetin e RM-së.

“O2 sfidë” ishte hapur për aplikim nga 3 e deri më 30 nëntor me qëllim të nxitjes së ideve inovative dhe aksioneve të cilat do të çojnë drejt zgjidhjes së problemit me ndotjen e ajrit në mjediset urbane në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button