Fury: Unë jam “mbreti” absolut i peshave të rënda

Në prag të rikthimit të tij në ring, boksieri Tyson Fury ka deklaruar se është ”mbreti” i divizionit të peshave të rënda dhe se ka plane për të rimarrë titujt kampionë që nxori vakant një vit më parë, pas skandalit doping. Britaniku pranoi një dënim të prapambetur 2-vjeçar nga andidopingu britanik për të marrë “OK”-in për t’u rikthyer në ring, ndërkohë që tani pret të marrë edhe licensën për boksim nga Këshilli Britanik i Boksit, njofton Telesport. Fury është i pamposhtur në ring, teksa i ka fituar 25 duelet e zhvilluara si profesionist, ndërkohë që në përballjen e fundit ai mundi Wladimir Klitschko dhe i mori titujt kampionë, dy vite më parë. Por, që nga ajo kohë, ai nuk është ngjitur më në ring.

Duke folur për mediat britanike, Fury tha: “Ju flisni se se janë 4 kampionë bote në peshat e rënda, ku për veç meje numëroni edhe Anthony Joshua, Deontay Wilder dhe Joseph Parker. Ndërsa unë them se ata kemi 3 fshatarë dhe një mbret. I vetmi mbret i padiskutueshëm i divizionit të peshave të rënda jam unë”, tha Fury, që i ka ftuar të gjithë rivalët në ring për t’u përballur me të. Promotori Eddie Hearn, i ka kërkuar që të kalojë nën menaxhimin e tij, duke i premtuar edhe një përballje të madhe me Joshua. “Ai është një boksier me trup të bukur, me fuqi dhe kaq. Boksi ka edhe shumë gjëra të tjera për të përcaktuar një kampion”, u shpreh më tej Fury, ende larg forms optimale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button