Teuta Arifi edhe për një kohë të pacaktuar në krye të Qendrës Rajonale të Pollogut

Sot në hapësirat e Qendrës për Zhvillim Planor të Rajonit të Pollogut (QZHPRP) është dashur të zgjidhet kryetari i ri, mirëpo për shkak se 2/3 e përbërjes së Këshillit të QZHPRP kanë munguar, nuk është zgjedhur kryetar i ri, njofton Portalb.mk.

Meqë me QZHPRP-në deri tash ka udhëhequr kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ajo edhe më tej ngelet në postin e saj.

“Meqë edhe në këtë seancë konstitutive të Këshillit për Zhvillim Planor të Rajonit të Pollogut nuk ishin prezent të paktën 6 kryetarë të komunave të Pollogut, apo 2/3 e numrit të përgjithshëm, në bazë të Ligjit për Zhvillim të Barabartë Rajonal, Neni 19 paragrafi 2, me mbledhjet e KZHRP do të kryesojë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi”, njoftuan nga Komuna e Tetovës.

Në bazë të predispozitave ligjore, kryesuesi i Këshillit  për Zhvillim Planor të rajonit të Pollogut, thirr dhe udhëheq me seancat e Këshillit për Zhvillim të Rajonal planor të Pollogut, deri në përmbushjen e kushteve ligjore për përzgjedhje të kryetarit të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button