VMRO: Pse Cërvenkovski se ndryshoi emrin deri më tani?

“Çështja e identitetit ka qenë pjesë e negociatave të cilat Cërvenkovski i ka udhëhequr gjatë viteve të kaluara dhe kjo është e qartë nga propozimet e deritanishme të Niemitz të cilat përfshijnë emërime të popullit dhe gjuhës”, reaguan nga VMRO-DPMNE ndaj deklaratës së Branko Cërvenkovskit nga Ohri.

“Ju përkujtojmë një moment kyç në vitin 2005 kur kryeministri i tanishëm, atëherë lider i opozitës, Branko Cërvenkovski e lëshoi mbledhjen për koordinim në lidhje me një nga propozimet e Nimietz. Në atë propozim, në vendin ku duhej të emërohet popullata u la vend i zbrazët, ndërsa në vendin e emërimit të gjuhës, qëndronte gjuha maqedonase në transkriptë latine (“makedonski”), në vend të përkthimit në gjuhën angleze “macedonian”. Në fund të mbledhjes, Cërvenkovski deklaroi se e pranon atë propozim.

Me atë veprim, rezultat i vlerësimit katastrofal, edhe vetë Cërvenkovski nuk di të tregojë se çka përfiton Republika e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

“Sa kujdeset Branko Cërvenkovski për identitetin maqedonas ka treguar para përafërsisht 17 viteve kur emri kushtetues i Maqedonisë në përdorimin ndërkombëtar u zëvendësua me referencën e përkohshme IRJM për të cilën ai thoshte se do të zgjatë 2 muaj ndërsa zgjat 20 vite” thanë nga VMRO-DPMNE./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button