DSHA: Qeveria e Maqedonisë dështoi, evidentohen shkelje serioze

Problemi më i madh në Maqedoni mbetet dështimi i Qeverisë që të respektojë sundimin e së drejtës, që u pasqyrua me ndërhyrjen e saj në gjykatat dhe në mediat, ndjekjen penale në mënyrë selektive të oponentëve politikë të liderëve politik në vend, si dhe niveli i lartë i korrupsionit brenda Qeverisë dhe mosndëshkimit të policisë. Me kët fjalë fillon raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan për situatën e të drejtave të njeriut në mbarë botën për vitin 2011.

“Tensionet midis shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe diskriminimi social ndaj romëve dhe pakicave të tjera etnike dhe religjioze, përbën edhe një sferë të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Probleme të tjera të rëndësishme në sferën e të drejtave të njeriut janë raportuar edhe sa u përket kushteve të këqija në disa nga burgjet e vendit, dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave dhe ndaj personave me aftësi të kufizuara.”, thuhet në Raportin e DASH-it. 
Më tej, raporti shkruan se ka  pasur paragjykime kundër homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve, të cilët ishin pre e ngacmimeve dhe gjuhës nënçmuese, duke përfshirë këtu edhe mediumet.
 
“Gjithashtu, Maqedonia ishte burim, destinacion dhe shtet transit për burra, gra dhe fëmijë viktima të trafikimit seksual” , thuhet në raport.

DASH potencon se Qeveria e Maqedonisë ka bërë disa hapa para  në ndëshkimin e policëve të cilët kanë përdorur dhunë, por mosndëshkimi i tyre vazhdon të mbetet prezent në Maqedoni.

Sa i përket lirisë së mediave, në raport thuhet se ka pasur raportime se Qeveria maqedonase ka bërë presion mbi mediat dhe i ka detëruar gazetarët të përdorin auto-censurën.

“Disa mediume të pavarura ishin aktivë dhe shprehën shumëllojshmëri të pikpamjeve pa u kufizuar, e sidomos ata media që transmetojnë online. Sidoqoftë, pas mbylljes së televizionit opozitar A1 dhe gazetave ditore Vreme, Shpic dhe Koha e re, numri i mediave të cilat kritikojnë Qeverinë ka pësuar rënie. Mediat dhe raportimi vazhdojnë të jenë të ndara përgjatë vijave etnike dhe politike, duke qenë kështu më të ndara gjatë raportimit në lidhje me çështjet kontroverse politike dhe ndëretnike” shkuhet në raport. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button